Alergjitë duhet marrë seriozisht

0
49

Hulumtimi, i cili ka analizuar të dhënat e gati 12.000 personave, të cilët janë pranuar në emergjencë ose janë hospitalizuar për shkak të anafilaksisë, ka treguar që numri i intervenimeve për shkak të anafilaksisë, reaksioneve të rrezikshme për jetën, mund të reduktohet nëse merren masat e duhura parandaluese.

Anafilaksia është reaksion alergjik akut, i rrezikshëm për jetën, i ndërmjetësuar nga antitrupat IgE, i cili shfaqet te personat e ndjeshëm qysh më herët kur vijnë në kontakt me antigjenin sensibilizues.

Simptomat janë stridor, dyspnea, frymëmarrja e rëndë apo gulçimi dhe hipotensioni.

Anafilaksinë në parim e shkaktojnë ilaçet (për shembull antibiotikët beta-laktamik, insulina, streptokinaza, ekstraktet e alergjenëve), ushqimi (për shembull arrat, vezët, ushqimi i detit), proteinat, helmet e kafshëve (për shembull, kafshimet e insekteve) dhe lateksi.

Sipas mendimit të ekspertëve, rekomandohet që personat me rrezik nga reaksionet serioze alergjike në kafshimet e insekteve, ushqim ose llojet tjetra të anafilaksisë, të mbajnë me vete autoinjektorin e adrenalinës dhe ta vizitojnë mjekun rregullisht për të parandaluar reaksionet e rënda alergjike që kërkojnë hospitalizim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here